MENU
klinika

Shehu: Nuk ka vend për panik

Vjedhjet në banesa/ Durrësi 24 orë nën mbikqyrjen e policisë

04.12.2019 - 17:14

Braktisja e banesave ka sjellë një tjetër pasojë që shqetësoi jo pak banorët e Durrësit.

Shumë prej banorëve shpreheshin se shqetësoheshin t’i linin shtëpitë e tyre vetëm, kjo sepse hajdutët po vidhnin sendet e tyre materiale.

Në një komunikatë zyrtare Drejtoria Vendore e Policisë së Durrësit qetësoi të gjithë qytetarët, duke u shprehur se policia në qarkun Durrës është në patrullim 24 orë në 7 ditë të javës, duke u ndihmuar edhe nga forcat speciale (Renea dhe FNSH) si dhe nga punonjës policie të ardhur nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.

“S’ka asnjë vend për panik. Ftoj qytetarët që të telefonojnë në numrin 112 për çdo problematikë që ata kanë, duke i garantuar se do gjejmë reagim të shpejtë e në kohë, edhe për ato problematika që nuk i përkasin Policisë, do t’i përcillen shtabit të emergjencës, në përbërjen e të cilit është edhe Policia e Durrësit”–  theksoi Drejtori i Policisë, Lorenc Shehu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


10 grupe inspektimi zbresin në terren

Nis puna masive për pastrimin e Durrësit nga rrënojat