MENU
klinika

Dëmet

Vlora zgjohet me tritol, banesa shpërthen natën

20.12.2019 - 09:17

Një shpërthim me tritol ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen ‘Kushtrim’ në Vlorë.

Burime nga policia bëjnë me dije se tritoli ka shpërthyer në pjesën e jashtme të banesës së Jetnor Devolli.

Fatmirësisht nga ky shpërthim nuk ka patur persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm.

Ndërkohë policia ka ngritur një grup hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.