MENU
klinika

Çfarë e lidh viktimën me Aldo Baren?

Gjendet i pajetë me një plumb në kokë pronari i një lokali

14.12.2019 - 08:56

Pronari i një lokali në Lushnjë është gjetur i vrarë me një plumb në kokë sot në Lushnjë. Ngjarja ndodhi në lagjen “Kadri Gjystri”.

Bëhet fjalë për shtetasin Enver Boriçi, i cili u gjet pa shenja jete, ulur në karrige, rreth orës 07:45.

Nuk dihet nëse lokali këtij shtetasi ka pasur kamera sigurie, të cilat do të hidhnin dritë mbi ngjarjen e rëndë.

Viktima, 52-vjeçari Enver Boriçi, është vëllai i Arben Boriçit, krahut të djathtë të Aldo Bares, ish-kreu i bandës së Lushnjës. Aktualisht vëllai i pronarit të lokalit është në burg, ndërsa nuk dihet nëse ngjarja ka lidhje me të shkuarën e tij.

Mësohet se Enver Boriçi është gjetur i pajetë nga klientët ulur në një karrige në lokal, me një plumb në kokë. Aktualisht policia po heton në lidhje me ngjarjen si dhe identifikimin e autorëve të krimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN