MENU
klinika

Nuk është takuar kurrë me Kurtin

Vuçiç pesimist për Kosovën: S’ka më mundësi!

31.12.2019 - 10:00

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka vlerësuar se kur bëhet fjalë për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës nuk është optimist sa i përket vazhdimit të të njëjtit, dhe kjo nuk ndodh vetëm shkaku i mungesës së qeverisë në Prishtinë.

“Ajo që ekzistonte si mundësi, tani s’është më sepse interesat e fuqive të mëdha ishin më të rëndësishme sesa popujt e vogël ballkanik”, tha Vucic në një intervistë për gazetën serbe, Blic.

Në pyetjen se çfarë nënkuptonte kjo ide, thotë se bashkësia ndërkombëtare nuk e di se cila është zgjidhja për dialogun mes Prishtinës e Beogradit.

“Por për ne është me rëndësi të ruajmë paqen dhe këtë do ta bëjmë” tha ai.

Vuçiçi komentoi se kurrë në jetë nuk është takuar me Albin Kurtin derisa nuk është i fascinuar me qasjen e tij, siç tha ai, marksiste.

“Në çdo rrethanë do të isha kundër asaj çfarë thotë ai edhe në aspektin ekonomik, se lëre më për raportet mes serbëve e shqiptarëve” përfundoi presidenti.

Me kë po e “zëvendëson” presidenti serb homologun rus

Vuçiç “braktis” Lindjen, refuzon ofertën historike të Putinit

Pse rriten shpresat për anëtarësim në NATO

Emërimi i Mark Rutte, “ogur” i mirë për Kosovën

Nga “pazaret” me Perëndimin tek varësia nga Rusia

Media europiane “zbërthen” politikën e Vuçiçit

Miniera e litiumit “përndjek” Vuçiçin!

Çfarë pritet në Beograd nga 1 tetori