Lëvizja Vetëvendosje po kërkon një kandidat konnsusal, të denjë dhe që paraqet unitetin e popullit.
Deputetja e VV’së, Arbërie Nagavci, ka shkuruar në një postim në Facebook “Mund të falsim dhe për presidentin, madje jemi të interesuar të punojmë seriozisht në gjetjen e një kandidati ose kandidateje të denjë, konsensuale e që paraqet unitetin e popullit, ashtu si e kërkon kushtetuta. Andaj pasi të jemi dakorduar plotësisht për qeverisjen, mund të angazhohemi seriozisht për pozitën e të parit apo të parës së vendit”.
“Kushtëzimet e barikadimet janë e kundërta e këtyre më sipër, andaj dhe duhet të shmangen”, ka shtuar ajo.
Ajo ka thënë se zgjidhja tjetër është shkuarja në zgjedhje të reja.
“Me mirëkuptim, me seriozitet e dashuri për vendit, ndryshe duhet të kthehemi dhe një herë tek sovrani”, ka shkruar ajo.
Avdullah Hoti dhe Glauk Konjufca, të shtunën mbrëma, pas takimit të Kurtit me Mustafën, thanë se janë pajtuar për vazhdimin e dialogut. Konfirmuan se dështuan të arrinin një pajtim.
Sot, Zëdhënësi i VV’së, Arlind Manxhuka konfirmoi se sot s’do të ketë takime të reja.
Ndërsa, Lutfi Haziri, Nënkryetar i LDK’së, që paralajmëroi dje “Marrëveshjen e Madhe”, ka thënë se marrëveshja do të ndodhë por ende është procesi i negociatave.