MENU
klinika

Emri

Zaev propozon kryeministrin teknik të Maqedonisë së Veriut

27.12.2019 - 21:47

Kryetari i LSDM-së dhe njëherazi kryeministri i vendit, Zoran Zaev, pas mbledhjes së Kryesisë së partisë tha se gjatë mbledhjes kanë vendosur që kryeministri teknik të jetë ministri aktual i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.

Ndërsa Milla Carovska, zv.kryeministre për Çështje Ekonomike. Zëvendësministër plotësues në Ministrinë e Brendshme, Sllavanka Petrovska, shef kabineti i deritanishëm i Spasovskit. Zëvendësministër për Punë dhe Politikë sociale, Sanella, shef i deritanishëm i kabinetit të Carovskës.

Bojan Mariqiç, sekretar i ri për Marrëdhënie Ndërkombëtare i LSDM-së.

Zaev shtoi se në ligj nuk ka detyrim që parashikon koordinim paraprak me opozitën për emrin e kryeministrit teknik përveç koordinimit me partinë e dytë më të madhe në pushtet.

Megjithatë ai shtoi se ka disa parime sa i takon zgjedhjes së ministrave teknik nga radhët e opozitës dhe qe kryesisht kanë të bëjnë me sundimin e ligjit.

Emrat e dy ministrave teknike, atij të Brendshëm dhe atij për Punë dhe Politikë Sociale me propozim të opozitës, Zaev do ti mësojë nesër në takimin e liderëve me Hristijan Mickoskin, raporton Alsat M.

Takimi i liderëve për të vendosur për Qeverinë teknike, do të mbahet nesër në kompleksin Ilindenska.