MENU
klinika

"Kepler 444"

Zbulohet sistemi më i vjetër diellor në galaktikën tonë

10.12.2019 - 19:03

Një ekip ndërkombëtar i astronomëve ka zbuluar deri më tani sistemin më të vjetër diellor në galaktikën tonë.

Bëhet fjalë për një yll të vjetër, të quajtur Kepler 444, rreth të cilit sillen pesë planetë të ngjashëm me Tokën, gjë që dmth se planetët janë formuar gjatë tërë historisë së universit. Ky sistem diellor është 11,2 miliardë i vjetër, thuhet në studimin e botuar në revistën “Astrophysical Journal”.

kolana e librave

Astronomët thonë se pesë planetët e këtij sistemi, që janë pak më të vogël sesa Toka, me gjasë kanë temperatura të larta dhe përbëhen nga shkëmbinjtë. “Ylli Kepler 444 është i ngjashëm me Diellin, e gjendet në një largësi prej 117 viteve diellore nga Toka”, thotë Bill Chaplin, astrofizikan nga Universiteti në Birmingem.

Meqë këta planetë gjenden shumë afër yllit të tyre, në ta sipas të gjitha gjasave, nuk ka jetë.