MENU
klinika

Kush e propozoi?

Zgjidhet Kryetar i Kuvendit të Kosovës

26.12.2019 - 16:27

Deputeti i dytë më i votuar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Konjufca u zgjodh kryeparlamentar me 75 vota për, 27 kundër dhe një abstenim. Propozimin e Konjufcës për kryetar të Kuvendit të Kosovës e bëri lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, deputeti Albin Kurti.

“Propozimi ynë për kryetar të Kuvendit të Kosovës është deputeti ynë, Glauk Konjufca”– ka thënë Kurti. Zgjedhja e Konjufcës për kryetar të Kuvendit është votuar edhe nga deputetët e LDK-së.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN