MENU
klinika

Dëmet nga tërmeti

Zhvendoset Gjykata e Apelit Durrës

06.12.2019 - 15:18

Gjykata e Apelit Durrës do të zhvendoset në Kavajë.

Ky vendim vjen për shkak se ndërtesa e këtij institucioni është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ky fakt është bërë i ditur nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, i cili thekson se seancat gjyqësore do të mbahen në Kavajë, deri në përfundim të rikonstruksionit të godinës së Gjykatës së Apelit.
Kjo e fundit për kohë ende të papërcaktuar do të ushtrojë veprimtarinë në godinën e Gjykatën e Kavajës.