MENU
klinika

Lëmë pas Malin e Zi dhe Kosovën

10 klubet e Superiores gjenerojnë 7 mln euro në vit

17.01.2020 - 17:09

Që Superliga shqiptare ka probleme financiare, kjo është e dukshme pasi klubet vuajnë në likuiditetet e futbollistëve. Kategoria Superiore nuk mund të quhet ende një kampionat që sjell të ardhura.

Sipas raportit financiar të fundit që përkon me vitin 2018, dhjetë klubet gjenerojnë 7 milonë euro së bashku. Këto të dhëna janë në rënie me 600 mijë euro nga 2017.

Superliga jonë lë pas nga rajoni vetëm Malin e Zi dhe Kosovën, që gjeneruan respektivisht 5 dhe 4 milionë euro. Raporti tregon se paratë vijnë më së shumti nga bonuset e UEFA-s 47% dhe sponsorizmet dhe e drejta tregtare 41%.

Shitja e lojtarëve në kampionate të huaj zë një pjesë tepër të vogël, vetëm 8%, por gjithsesi është me trend rritës. Shqipëria duhet të bëjë më tepër përpara që të shumfishojë të ardhurat, pasi nuk përfiton shumë edhe nga sponsori i kampionatit.

Një aspekt që penalizon klubet shqiptarë janë stadiumet që nuk i kanë në pronësi. Gjithsesi, nga viti 2017 ka më shumë spektatorë sipas të dhënave të publikuara në raport.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sponsorizimi dhe privatizimi, hallkat kryesore

Ligji për sportin dhe nisja nga viti…zero