MENU
klinika

Dedikimi për legjendën

10 vjet pa Panon, Partizani e kujton me një video

19.01.2020 - 12:08

Sot bëhen 10 vjet pa legjendën e futbollit shqiptar Panajot Pano. Klubi i Partizanit e kujton legjendën përmes një postimi në rrjetet sociale, duke numëruar titujt individual që Pano ka fituar ndër vite.

Mbushet një dekadë që Panajot Pano, një nga figurat më të njohura të futbollit shqiptar dhe Partizanit, ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare në Jacksonville, Florida, SHBA.

Pano i cilësuar si “Legjenda e Futbollit” shqiptar përgjatë karrierës së tij 18- vjeçare si futbollist me performancën e shkëlqyer dhe golat e shënuar ka dhuruar emocione të paharrueshme për publikun shqiptar.

Me fanelën e Partizanit Pano në 210 ndeshje të luajtura do të realizonte plot 136 gola duke fituar me të kuqtë 4 Tituj Kampion dhe 5 Kupa, ndërsa me përfaqësuesen e Shqipërisë regjistron 24 ndeshje, duke shënuar edhe 4 gola.

Një karrierë e shoqëruar me shumë lavdi dhe mjaft tituj individual përfshirë:

“Mjeshtër i Merituar i Sportit”

“Lojtari më i mirë i të gjitha kohërave” akorduar nga FSHF në vitin 2003

“Lojtari i Shekullit” akorduar nga UEFA/FIFA

“Nderi i Kombit” akorduar nga ish presidenti republikës Bamir Topi në vitin 2009

“Simboli Qytetit të Tiranës” titull i akorduar nga kryetari Bashkisë, Erion Veliaj, në vitin 2017

Figura e Panajot Panos dhe emri i tij mbetet gjithmonë i paharruar në mendjet dhe zemrat, sidomos të tifozerisë së Partizanit, skuadër me të cilën fitoi gjithçka duke shënuar një dominim absolut të asaj periudhe në futbollin shqiptar”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN