MENU
klinika

Serie A, Java 20

11 fitore radhazi për Lazion, 23 gola për Immobilen

18.01.2020 - 16:53

Lazio është skuadra më në formë në 5 kampionatet më të forta të Europës. Bardhekaltrit fituan sot 5-1 në shtëpi ndaj Sampdorias, duke regjistruar suksesin e 11-të radhazi në Serie A.

Serinë e golave e hapi Caicedo që në minutën e shtatë. Më pas është Immobile që shënon dy gola njëri pas tjetrit, të parin me penallti. Kaq për pjesën e parë.

Lazio nuk ndalet as në pjesën e dytë. Bastos con shifrat në 4-0, ndërsa në 65’ është sërish Immobile që shënon me penallti. Plot 23 gola për sulmuesin italian, më i miri në Europë. Ndjek Lewandowski me 19 gola.

Në 70’, Sampdoria shënon golin e nderit, por pak minuta më vonë mbetet me 10 lojtarë. Lazio ka vetëm 1 pikë më pak se Inter dhe 3 më pak se Juventus kryesues, me këta të fundit që ende nuk kanë luajtur për këtë javë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN