MENU
klinika

Ronaldo në 5 pozicione

13 orat më të shtrenjta që mbajnë futbollistët

07.01.2020 - 13:22

Shumë sportistë paguhen miliona euro në vit, sidomos kur flasim për yjet e futbollit. Dhe shumë prej tyre kanë mundësi të blejnë aksesorë të shtrenjtë, ku natyrisht ora është ajo që bie më shumë në sy.

Në një video përmbledhëse tregohen 13 orët më të shtrenjta të markave të ndryshme që mbahen nga yjet e futbollit.

Duke nisur nga Ibrahimovic dhe për të përfunduar te Ronaldo, orat variojnë nga 100 mijë dollarë deri në 2.5 milionë dollarë, kjo e fundit mbahet nga portugezi dhe zë vendin e parë.

Ronaldo, në fakt, mban 5 pozicione në këtë renditje, vendin e shtatë, të pestë, të katërt, të dytë dhe të parë. Trajneri më orën më të shtrenjtë është Guardiola, me 1.1 milionë dollar që zë vendin e tretë. Por nuk krahasohet me atë që mban Ronaldo, e përbërë nga 91 rubinë.