MENU
klinika

Rrëfimi i Valentino Rossit

“14 vite më parë mund të kisha garuar me Ferrari”

08.01.2020 - 13:26

Kohët e fundit është folur shumë për një kalim të Valentino Rossit në Formula 1, ndërsa italiani ka zbuluar se 14 vite më parë e ka pasur këtë mundësi.

Në një intervistë për “Gazzetta Dello Sport” piloti italian ka folur në lidhje me shansin që ka patur për të pilotuar në Formula 1. Në vitin 2006, ai ka zhvilluar një test me makinën Ferrari, që i ka propozuar më pas edhe një kontratë për vitin 2007, si piloti i testeve.

“Në vitin 2006 isha shumë pranë transferimit në Formula 1. Më saktë, kjo gjë ndodhi pas testeve që zhvillova me makinën Ferrari, në Valencia. U ulëm në një tavolinë dhe biseduam me drejtuesit e Ferrarit, për qëllimet që ata kishin.

Qëllimi i tyre ishte serioz, ashtu sikurse edhe programi që kishin. Por ata nuk donin që të pilotoja direkt një Ferrari, por një makinë më të avashtë, për të fituar përvojë. Reflektova për propozimin që më bënë, por në fund vendosa të qëndroj në Moto GP” – rrëfeu Rossi.