MENU
klinika

Historia e xhamajkanit

17 ekipe në 10 vite, lojtari me “valixhe në dorë”

21.01.2020 - 14:35

Një karrierë e shpenzuar duke u prezantuar në skuadra të ndryshme. Kështu mund të përkufizohet karriera e Michael Hector, një futbollist potent, por që nuk ka gjetur momentin për të shpërthyer dhe për të vënë në pah talentin e tij.

27-vjeçari, që së fundmi ishte pjesë e Chelsea, u ble nga Fulham për shifrën e 8 milionë eurove. Hector ka veshur 17 fanella në 10 vitet e tij si futbollist profesionist.

E karakterizuar më së shumti nga huazimet, karriera e Hector ka qenë me të vërtetë e çuditshme. I rritur te Reading, xhamajkani që mbulon mirë dy qendrat e mbrojtjes dhe atë të mesfushorit difensiv, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve për emigrimet e tij në skuadrat të ndryshme.

Skocia, Irlanda dhe Gjermania kanë qënë kampionatet ku Hector është prezantuar. Edhe pse ka lëvizur shpesh, kartoni i tij është zotëruar vetëm nga 3 skuadra, konkretisht, Reading, Chelsea dhe tashmë Fulham.

Pesë vite më parë, Chelsea shpenzoi për kartonin e tij rreth 5 milionë euro. Në listën e gjatë të eksperienca të tij, shikon që Hector ka qenë pjesë e skuadra si Aberden, Hull City dhe Eintracht Frankfurt, por që kurrë nuk arriti të bëjë diferencën.

Hector ka shënuar 16 gola në karrierën e tij. Por nëse nuk i ka ecur me ekipet, një gjë e tillë nuk mund të thuhet për nivel kombëtar. Hector është pjesë e rëndësishme e Xhamajkës, me të cilët ka zhvilluar 24 takime.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rrëfimi i ish-gruas së portierit të Napolit

“Mori SIDA-n në dasmën e Maradonës, vdiq i harruar”