MENU
klinika

Publikimi i CIES, CR7 nuk figuron

20 lojtarë mbi 100 mln euro, më i shtrenjti 265 mln

07.01.2020 - 20:49

Observatori i Futbollit (CIES) ka publikuar futbollistët me vlerën më të lartë të tregut. Në referencë janë marrë ata lojtarë që aktivizohen me klubet e 5 ligave më të mira europiane.

Ky klasifikim kryesohet nga talenti francez Kylian Mbappé (PSG), vlerësimi i të cilit është i barabartë me 265.2 milionë euro. Kampionin e botës e ndjek Raheem Sterling (Manchester City), me një vlerë prej 223.7 milionë eurosh.

Ndërsa vendi i treti renditet egjiptiani Mohamed Salah (Liverpool). Kartoni i tij llogaritet në vlerën e 175.1 milionë eurove. Janë 20 lojtarë, vlera e të cilëve i tejkalon 100 milionë eurot (veç e veç).

Nga këto, 11 futbollistë luajnë në Premier League, 3 në La Liga, 2 në Ligue 1, 2 në Bundesligë dhe 2 në Serie A. Sa për pozicionet në fushë, lojtarët me vlerën më të lartë të tregut janë:

Alisson Becker për portierët (77 milionë euro), Virgil van Dijk në mesin e mbrojtësve qendrorë (93 milionë), Trent Alexander-Arnold për mbrojtësit e djathtë (110 milionë), James Maddison në mesin e mesfushorëve (112 milionë) dhe Kylian Mbappé në mesin e sulmuesve (265 milionë).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga alkooli, droga dhe investimet e këqija

10 futbollistët e famshëm që falimentuan nga veset

Pritet të dominojnë deri në 2030

10 futbollistët fenomenë të dekadës së re