MENU
klinika

Ronaldo mund të kalojë Pelé e Romario

20 shënuesit më të mirë, CR7 kalon Gerd Muller

20.01.2020 - 21:20

Nëse Cristiano Ronaldo do të luajë deri në moshën 40 vjeçare, me siguri ai do të bëhet futbollisti që ka shënuar më shumë gola në historinë e futbollit.

Këtë e thonë shifrat. Sulmuesi portugez tani është golashënuesi i pestë më i mirë në histori të futbollit, duke kaluar legjendën e Gjermanisë, Gerd Muller.

CR7 shënoi dy gola në fitoren 2-1 të Juventusit kundër Parmës mbrëmjen e kaluar, duke gjetur rrjetën për herë të shatë me radhë për ‘Zonjën e Vjetër’.

Vetëm Trezegue në 2005 kishte shënuar me këtë ritëm te Juventus. Ndërsa Ronaldo shënoi për të 14-in sezon rresht 15 ose më shumë gola. Ndërsa rekordi tjetër qëndron se nga 1960 asnjë juventin nuk shënonte 16 gola në 20 javë (Sivori e bënte dikur).

Ronaldo shkoi në kuotën e 736 golave në 1028 ndeshje në nivele të larta. Ai tani ka shënuar një më shumë se Muller për klube dhe kombëtare, duke u ngjitur në renditje i pesti golashënues më i mirë në histori të futbollit.

Me një mesatare prej 0.72 golave për ndeshje, Ronaldo është rrugës për të zënë pozitën e katërt, që mbahet nga sulmuesi i Hungarisë, Ferenc Puskas me 747 finalizime, derisa më pas do të kërkohet rekordi i Pele me 767 finalizime.

Romario, legjenda tjetër e Brazilit, është i dyti me 772 gola në gjithë karrierën, me legjendën e Çekisë, Josef Bican, që i prin listës së golashënuesve të të gjitha kohëve me 805 finalizime. Ai u pensionua në moshën 42 vjeçare.

Gjashtë herë fituesi i ‘Topit të Artë’, Lionel Messi, e sheh veten i shtati me 717 gola në 901 ndeshje, por sigurisht se do të ngjitet shumë lart në këtë listë para se të pensionohet.

Por Ronaldo është pranë edhe një tjetër rekordi unik. Me kombëtaren e Portugalisë. Deri tani ka shënuar 99 gola, i dyti, pasi kryeson Ali Daei me 109 gola. Por ky rekord është më se i arritshëm…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Episodet që bënë bujë në futboll

10 momentet pikante në dekadën e fundit