MENU
klinika

Pas fitores së thellë

22 bukuroshe për futbollistët e Manchester City

15.01.2020 - 12:42

Festat e fundvitit kanë mbërritur me vonesë te Manchester City. Edhe pse kishin kaluar disa ditë nga Viti i Ri, “Qytetarët” nuk u kursyen aspak, teksa përjetuan një natë të çmendur mes femrave dhe alkoolit.

Menjëherë pas fitores tenistike, 6-1 ndaj Aston Villës, djemtë e drejtuar nga Pep Guardiola morën leje nga tekniku spanjoll për të festuar. Të ftuara speciale ishin 22 bukuroshe italiane që ndezën në maksimum festën e Citiziens.

Modelet udhëtuan nga Milano në Manchester dhe qëndruan në hotelin luksoz “Mere Golf Resort” për të udhëtuar më pas me autobus në vendin e fshehtë të festës.

Diçka të tillë e zbuluan vetë modelet, që nuk u menduan dy herë për ta bërë gjithçka publike në rrjetet sociale. Ata ndanë në “Instagram” qëndrimin e tyre luksoz në tokën angleze.

“The Sun” shpjegon se lojtarët kishin leje nga trajneri Guardiola për të shijuar një natë feste. Sidoqoftë, lojtarët nuk kanë qenë në dijeni të pranisë së mysafireve. Ndërkohë, në festë munguan gratë e futbollistëve.  

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN