MENU
klinika

Brexit

31 janari po vjen dhe Evropa po bëhet gati të vuajë!

20.01.2020 - 19:08

Traktatet e suksesshme diplomatike shpesh nuk kanë aq shumë peshë për formësimin e së ardhmes.

Edhe pas tre vjetëve zhurmë për Brexitin dhe premtimit për më tepër për të ardhura, marrëdhëniet e Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-në kanë arritur në një pikë që nuk mendohej ndonjëherë.

Përkundrazi, spektri i një marrëveshjeje tjetër paqeje: ajo e traktatit të Versajës, i cili, shkaktoi pakënaqësi, krijoi më shumë tensione se sa i shoi ato.

Bisedimet tregtare janë në vetvete të paafta për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate.

Për sa i përket ekonomisë globale, të dy palët do të humbasin në kuptimin e mundësive ekonomike dhe fuqisë.

Brexit është një akt shumë i deshëm ekonomik, por që nuk është asgjë në krahasim me pasojat diplomatike, mendore dhe të ndarjeve të shkaktuara brenda bllokut perëndimor, liberal-demokratik.

Bashkimi Evropian nga ana e tij do të vuajë rëndë nëse do të humbasë kontaktin me një anëtar të Këshillit të Sigurimit të KB, një fuqi bërthamore dhe një vend me një lloj mbrojtjeje dhe aftësie inteligjence dhe peshë globale që vetëm dy nga anëtarët e saj të mbetur e kanë.

Britania e tutje mund të jetë e ftuar si një anëtar i asociuar në të gjitha samitet evropiane.

Takimet e përbashkëta të krerëve të shteteve dhe qeverive do të bënte që të debatohej për të gjitha çështjet që prekin rolin dhe stabilitetin gjeopolitik të Evropës, punët e jashtme, mbrojtjen, inteligjencën, migracionin, përpara se Këshilli Evropian të nxjerrë përfundimet e brendshme dhe legjislative.

Kjo do të ishte një shenjë e fortë e rolit të veçantë gjeopolitik të Mbretërisë së Bashkuar.

Ndryshimi i përqendrimit në gjeopolitikë dhe vendosja e Mbretërisë së Bashkuar rreth tryezës si partner në çështje strategjike mund të ndihmojë në forcimin e ndjenjës së saj të përgjegjësisë.

Përkthyer dhe përshtatur nga EuObserver/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ministrat britanikë paralajmërojnë

“Brexit mund të shtyhet”