MENU
klinika

Ja cilat janë

7 arsye pse djersitni më shumë se zakonisht

18.01.2020 - 12:37

Djersitja e tepërt nuk konsiderohet e dëmshme nëse ekzistojnë arsye të dukshme për të, si moti i nxehtë ose ushtrimi. Në këto raste, trupi juaj thjesht po kryen procesin natyror.

Sidoqoftë, nëse e gjeni veten të djersitur në situata kur të gjithë të tjerët nuk janë, atëherë mund të keni disa shkaqe  të djersitjes së tepërt.

Ne kemi kuptuar se cilat janë ato arsye, dhe nëse njeh ndonjë prej këtyre simptomave, duhet të këshilloheni me mjekun tuaj.

 

  1. Shtatzënia

Shtatzënia është një tjetër shkak i djersitjes së tepërt. Është një gjendje krejtësisht normale, sepse temperatura e trupit tuaj rritet, më shumë gjak qarkullon në trupin tuaj, gjë që do t’ju bëjë të ndiheni më të nxehtë se zakonisht.

  1. Tiroide hiperaktive

Kjo gjendje do të thotë që gjëndra juaj tiroide është bërë hiperaktive dhe prodhon më shumë hormone metabolike tiroksina (T4) dhe tri-jodothyronine (T3) sesa duhet. Këto hormone janë përgjegjëse që çdo gjë të funksionojë në ritmin e duhur. Me shumë prej tyre, metabolizmi juaj rritet, gjë që mund të çojë në djersitje të tepruar, rrahje të parregullt të zemrës, humbje të shpejtë të peshës dhe dridhje.

 

  1. Dietë specifike

Konsumimi i ushqimit të caktuar mund t’ju ​​bëjë të djersitni. Megjithatë, disa ushqime kanë një ndikim më të fortë në tretjen tuaj. Sigurohuni që nuk po konsumoni shumë ushqim pikant, kafeinë ose alkool, përpara se të filloni të shqetësoheni për djersitje të tepërt.

Kafeina dhe alkooli gjithashtu stimulojnë sistemin tuaj nervor dhe rrisin presionin e gjakut.

kolana e librave

 

  1. Ilaçet

Edhe pse vetëm 1% e njerëzve përjetojnë djersitje të tepërt si një efekt anësor i ilaçeve të caktuara, ky rast prapë vlen të përmendet. Antibiotikët, hormonet dhe ilaçet neuropsikiatrike janë ndër medikamentet më të zakonshme që mund t’ju bëjnë të djersiteni.

 

  1. Atak në zemër

Djersitja përmendet ndër simptomat të një ataku në zemër.  Djersa e ftohtë pa asnjë arsye, shoqëruar me një dhimbje në gjoks, marramendje dhe shqetësim në anën e majtë të trupit tuaj mund të tregojë që jeni duke përjetuar një atak në zemër.

 

  1. Diabeti

Njerëzit me diabet mund të jenë të prirur të djersiten më shumë sesa një person i shëndetshëm. Kjo mund të jetë për shkak të sheqerit në gjak të ulët (hipoglicemia), dëmtimit të sistemit nervor të lidhur me diabetin ose neuropatisë, që të gjitha rezultojnë në stimulim të gjëndrave të djersës.

 

  1. Ankthi

Djersitja është përgjigja natyrale e trupit tuaj kur pëson stres. Ai e sheh ankthin si një tregues të një rreziku të ardhshëm dhe fillon të lëshojë ujë të tepërt përmes lëkurës.