MENU
klinika

NBA

9 fitore radhazi, Lakers nuk njohin rivalë

14.01.2020 - 11:17

Nëntë fitore radhazi për Los Angeles Lakers, që vazhdon të dominojë në Konferencën e Perëndimit, teksa sot fitoi 128-99 ndaj Cleveland.

Një ndeshje me dy pamje, më e mirë për miqtë në pjesën e parë (Kevin Love 21 pikë e 11 rebound), por në të dytën vjen përmbysja e kalifornianëve. LeBron James realizoi 31 pikë, mbështetur nga Hoëard me 21 pikë e 15 rebound.

Pas kohës shtesë fiton New Orleans, që mundi 117-110 Detroit, ndeshje me emocione në fundin e saj. Për Pelicans u dallua Okafor me 25 pikë e 14 rebound, duke i bërë të pavlefshme 23 pikët e Derrick Rose për Pistons.

Pa probleme fiton skuadra e Boston, që mundi 113-101 Chicago, ndeshje ku për Celtics u dallua Tatum, autor i 21 pikëve. Në sekondat e fundit triumfon Orlando, që mundi 114-112 Sacramento.

Rikthehet te fitorja Oklahoma, që mundi 117-104 Minnesota (Gallinari 30 pikë dhe Alex 20 pikë, 20 rebound e 10 asist), ndërsa Portland mposhti 115-112 Charlotte.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN