MENU
klinika

Gjithçka duhet të dini

A do të shkarkohet Trump, nis gjyqi për Presidentin

21.01.2020 - 20:41

Në senatin amerikane ka filluar tashmë me format të plotë gjyqi për shkakimin e mundshëm të Donald Trump. Është hera e tretë që  një President përballet për sharkimi nga posti me akuzat për shpërdorim të detyrës dhe shkelje të Kustetutës.

Presidenti i SHBA Donald Trump u shkarkua nga Dhoma e Përfaqësuesve në dhjetor të 2019-s. Javën e shkuar, po i njëjti institucion i dërgoi Senatit akuzat e shkarkimit, çka i hap rrugën gjyqit ndaj tij.

Si funksionon procesi i shkarkimit?

“Impeachment” është një term që përdoret në zhargonin politik të SHBA për të përshkruar shkarkimin nga detyra, por në të vërtetë nënkupton vetëm paraqitjen e akuzave zyrtare. Dhoma e Përfaqësuesve voton për të shkarkuar, më pas Senati nis gjyqin dhe voton për të vendosur nëse do të shkarkojë zyrtarin apo presidentin nga detyra.

Çfarë thotë Kushtetuta e SHBA për shkarkimin?

Presidenti i Shteteve të Bashkuara mund të shkarkohet për tradhti të lartë, korrupsion apo krime të tjera të rënda sipas Kushtetutës së SHBA.

Çfarë ka ndodhur deri më tani?

Nga shtatori deri në nëntor të 2019-s, Dhoma e Përfaqësuesve ka kryesuar hetimet ndaj Trump dhe më pas seancat dëgjimore të procesit të shkarkimit.

Kjo çoi drejt votimit zyrtar për shkarkimin e Trump, që u mbajt më 18 dhjetor. Dhoma e Përfaqësuesve miratoi akuzat për abuzim pushteti kundër presidentit të SHBA Donald Trump me një rezultat prej 230 votash pro dhe 197 kundër.

Më 15 janar, Dhoma votoi për të dërguar akuzat e shkarkimit në Senatin amerikan. Pasi akuzat u miratuan, ato u dërguan që të nesërmen në Senat çka sinjalizoi dhe nisjen e gjyqit të shkarkimit.

Dhoma e Përfaqësuesve ka emëruar 7 zyrtarë për të përfaqësuar Demokratët si dhe për të “menaxhuar shkarkimin” duke dhënë argumenta se pse presidenti Trump duhet të largohet nga posti i tij gjatë gjyqit në Senat.

Çfarë ndodh tani?

Gjyqi i Senatit do të nisë të martën gjatë mesditës, më 21 janar, dhe do të vazhdojë për disa javë, në varësi të seancave. Seancat dëgjimore janë planifikuar të mbahen çdo pasdite, nga e hëna në të shtunë, dhe pritet që të zgjasin për rreth 2 javë.

Çfarë mund të ndodhë gjatë gjyqit?

Senatit i duhen dy të tretat e votave, apo një total prej 60 votash nga 100, për të shkarkuar Trump.

Një shumicë e thjeshtë prej 51 votash është kriteri që duhet për të thirrur dëshmitarët në gjyq, çka nuk është krejtësisht e papritur , pasi dyshohet se rreth 4 senatorë Republikanë mund të “ndërrojnë krah” dhe si rrjedhojë të votojnë për të thirrur dëshmitarët.

Kjo mund ta zgjasë më shumë gjyqin por ajo që me të vërtetë nuk pritet është që Senati të dënojë Trump dhe ta shkarkojë atë nga detyra.

Pse nuk ka gjasa që Senati të dënojë Trump?

Pritshmëritë që Senati amerikan të votojë për të dënuar Trump nuk janë shumë të larta sepse ndryshe nga Dhoma e Përfaqësuesve që ka një shumicë demokratësh, Senati ka një shumicë republikanësh, të cilët nuk do të votonin që të hiqnin nga detyra një president republikan.

Çfarë ndodh nëse Trump dënohet nga Senati?

Kjo do të ishte shumë e pazakontë, por ai do të largohej nga posti i presidentit dhe do t’i ndalohej që të emërohej apo të kandidonte për një post federal në të ardhmen.

Nëse ai nga largohet nga detyra, mbi të mund të rëndojnë edhe akuza të reja.

A do të ishte Trump presidenti i parë që largohet nga detyra?

Asnjë president amerikan nuk është përzënë nga Shtëpia e Bardhë në këtë mënyrë, por Richard Nixon, i cili ka qenë president nga viti 1969 deri në 1974, iu afrua goxha: ai zgjodhi të jepte dorëheqjen përpara se ta shkarkonin.

Kështu që, po: Trump mund të bëhet presidenti i parë në historinë e Shteteve të Bashkuara që shkarkohet nga Senati. Por kjo nuk pritet të ndodhë, e as nuk pritet që Trump të japë dorëheqjen.

A janë shkarkuar të tjerë më parë?

Trump është presidenti i tretë që po përballet me procesin e shkarkimit. Dhoma e Përfaqësuesve ka shkarkuar 19 persona në të shkuarën, duke përfshirë disa gjyqtarë federalë si dhe dy presidentë: Andrew Johnson dhe Bill Clinton. Të dy “u shpëtuan” nga Senati që votoi për të mos i shkarkuar ata.

Çfarë ka ndodhur në gjyqet e mëparshme të Senatit?

Në 1868-n, Senati nisi gjyqin për presidentin Andrew Johnson, mbi të cilin rëndonin 11 akuza, por nuk ia dolën ta dënojnë pasi nuk arritën dot të marrin shumicën prej dy të tretash e kësisoj, Johnson nuk u dënua.

Në 1998-n, Clinton u bë presidenti i dytë që shkarkohet nga Dhoma e Përfaqësuesve ndërsa gjyqi i tij në Senat nisi në janar të 1999-s. Senati votoi për dy nga akuzat e tij të shkarkimit dhe asnjëra prej tyre nuk arriti të marrë shumicën e duhur prej dy të tretash. Akuza e parë ndaj tij mori 45 vota në favor të dënimit dhe 55 kundër; ndërsa rezultati i votimet të akuzës së dytë doli 50 me 50. Clinton nuk u dënua kurrë.

Pse lëvizja mund të rrisë tensionet mes dy vendeve

SHBA zhvendos sistemin raketor Typhon pranë Kinës

Gratë snajperiste poshtëruan iranianët

Kush fshihet pas Kupolës së Hekurt?

Pse “dragoi” ka në dorë rrjedhën e luftës?

Rusia mund të tërhiqet nga Ukraina, falë Kinës

Teherani kërcënon me një armë të re

Hakmarrja e Izraelit ndaj Iranit nuk do të vonojë

Franca dhe Gjermania dalin jashtë loje

Veriu i Evropës merr në dorë “frenat” e NATO-s