MENU
klinika

Çfarë tregojnë shifrat?

A duan amerikanët që Trump të largohet?

22.01.2020 - 18:02

Më pak se gjysma e të gjithë amerikanëve thonë se presidenti Donald Trump duhet të largohet nga detyra pas “impeachment-it” nga Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA, sipas një sondazhi të realizuar nga Reuters/Ipsos i cili u publikua në dhjetor.

Kur u pyetën për akuzat specifike të “impeachment-it”, 53% u pajtuan se Trumpi kishte abuzuar me zyrën e tij dhe 51% u pajtuan se ai ka penguar Kongresin.

Rreth 42% e respodentëve, shumica nga ta demokratë, thanë se Kongresi duhet të vazhdojë me iniciativën e tij dhe të largojë presidentin nga zyra.

17% kanë thënë se Trumpi duhet të censurohet nga Kongresi, ndërsa 29% thanë se dëshirojnë të hedhen poshtë akuzat për “impeachment”, ndërsa të tjerët thanë se nuk kanë një mendim.

Publiku ka mbetur i ndarë thellësisht për “impeachment-in” ndaj Trumpit, i cili i ka quajtur seancat për “impeachment” si gjueti shtrigash dhe tentim ilegal për ta dëbuar atë nga pozita.

Në përgjithësi, vetëm 44% e publikut amerikan thonë se aprovojnë tentimin e Dhomës së Përfaqësuesve për të dëbuar Trumpin nga posti, ndërsa 41% e refuzojnë.

Dhe kur u pyetën se si i ka bërë ata të ndihen për presidentin pas “impeachment-it”, 26% thanë se më shumë e përkrahin tani Trumpin, 20% thanë se e përkrahin më pak, kurse 48% thanë se nuk ua ka ndryshuar pikëpamjen në asnjë mënyrë.

Sondazhi i Reuters/Ipsos është realizuar online, në gjuhën angleze, në mbarë SHBA-në.

Pse lëvizja mund të rrisë tensionet mes dy vendeve

SHBA zhvendos sistemin raketor Typhon pranë Kinës

Gratë snajperiste poshtëruan iranianët

Kush fshihet pas Kupolës së Hekurt?

Pse “dragoi” ka në dorë rrjedhën e luftës?

Rusia mund të tërhiqet nga Ukraina, falë Kinës

Teherani kërcënon me një armë të re

Hakmarrja e Izraelit ndaj Iranit nuk do të vonojë

Franca dhe Gjermania dalin jashtë loje

Veriu i Evropës merr në dorë “frenat” e NATO-s