MENU
klinika

5 kuriozitete

A e dinit se çantat dikur ishin aksesorë për burra?!

09.01.2020 - 08:34

Për Sigmund Frojd, çanta veçanërisht ajo për femra, ishte shumë më tepër sesa një aksesor i modës.

Brenda saj ruhet një pjesë e vogël, por e rëndësishme e jetës sonë, dhe duke e analizuar këtë(edhe pa nocione të psikanalizës) mund të nxjerrësh shumë ide nga pronari i saji: mosha, shijet, zakonet, veset, virtytet.

Ndaj, nuk është për t’u habitur që çanta është aksesori më i dëshiruar i femrave në botë.

Mesatarisht, raporton gazeta spanjolle “El País” një grua ka 19 çanta: ato duken si shumë, por nëse i numëroni mirë, zbuloni se ka të tjera që kanë edhe më shumë.

Mësoni tani pesë kuriozitetet që me gjasë nuk i dinit për çantat…

Fillimisht ishte një aksesor për burra

Historia e çantës i ka rrënjët në Egjiptin e Lashtë, siç dëshmojnë disa hieroglifikë. Për shekuj ka qenë një aksesor mashkullor, por me kalimin e kohës ajo ka ndryshuar formë, pas transformimeve të shoqërisë. Për ta ndryshuar përgjithmonë si koncept ishte Coco Chanel e cila, e frymëzuar nga shamitë ushtarake, kishte idenë të shtonte rripin e shpatullave dhe krijoi modelin e çantës ikonë.

Ne nuk mund të bëjmë pa të

Sot, për shumë njerëz, të mendosh të largohesh nga shtëpia pa çantë duket një ide jopraktike. Çdo grua ka nevojat dhe filozofinë e saj për sa i përket çantave, por shumica kanë tendencë jo vetëm që t’i kenë ato gjithmonë me vete, por të vendosin praktikisht gjithçka në to: nga shamia deri te çelësat e shtëpisë, furçën e dhëmbëve, shishen e ujit dhe axhendën. Sipas hulumtimeve të publikuara në Daily Mail, pesha mesatare e një çante është gati 2.5 kilogramë.

Çanta më e vogël

Çanta më e vogël mendojmë në botë është ajo që këngëtarja amerikane Lizzo në evntin e ndarjes së çmimeve American Music Awards theu një rekord. Aksesori i vogël, disa centimetra dhe me ngjyrë të bardhë nga Valentino, nuk kaloi edhe aq me indiferencë, duke katalizuar vëmendjen e fotografëve që erdhën në tapetin e kuq për ta fiksuar atë.

Çanta më e famshme

Është ajo e Mary Poppins, e sjellë në ekranin e madh për herë të parë në vitin 1964. Ishte një çantë e madhe magjike, e aftë të mbajë çdo objekt: tabela, bimë, lodra, pa kufij kapaciteti.

Çanta ekologjike

Produkte eko-miqësore janë lufta më e madhe që po bëhet sot në industritë më të mëdha të botës. Edhe ajo e çantave nuk është e përjashtuar nga kjo prirje! Ka ardhur koha t’i themi lamtumirë çantave prej lëkure ose materialeve të tjera që rrjedhin nga proceset kimike për të filluar me përdorimin e  çantave me një lëndë e parë të gjelbër 100% e bërë me fibrat e ananasit.