MENU
klinika

Australian Open

Adoleshentja eliminon Venus, Djokovic pa probleme

20.01.2020 - 17:57

Që në startin e sotëm ka pasur surpriza në Australian Open. Te femrat, 15-vjeçarja amerikane Cori Gauff fitoi 2-0 (7-6, 6-3) ndaj patriotes së saj Venus Williams, ashtu sikurse pati bërë edhe 8 muaj më parë, në Wimbledon.

Tenistja e konsideruar si talenti i ri i tenisit tregoi edhe një herë epërsi në fushë, duke eliminuar që në raundin e parë një ikonë si Venus Williams.

Te meshkujt, spikati fitorja e serbit Novak Djokovic, numri 2 në botë, që mundi 3-1 (7-6, 6-2, 2-6, 6-1) gjermanin JanLennard Struff. Ndeshje me rivalitet vetëm në setin e parë, pasi më tej serbi pati epërsi dhe e meritoi fitoren.

Po 3-0 (6-0, 6-2, 6-3) fitoi edhe greku Stefanos Tsitsipas (numri 5 në botë), që mundi italianin Salvatore Caruso. Roger Federer fitoi më herët ndeshjen e parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN