MENU
klinika

Viktimat e parë në 2020

Aksident në Tiranë/ Humbin jetën dy persona

02.01.2020 - 15:30

Është shënuar aksidenti i parë me vdekje për vitin 2020. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në kryeqytet, ku për pasojë e përplasjes së dy makinave kanë mbetur viktimë dy persona.

Bëhet me dije se dy viktimat kanë qenë një burrë dhe një grua, të cilët janë ende të pa identifikuar, rreth moshë 45-vjeçare. Të njëjtat burime bëjnë me dije se dy viktimat po kalonin rrugën pranë vijave të bardha ku më pas janë goditur nga njëra prej makinave të përfshira në aksident.

Aksidenti ka ndodhur në zonën e quajtur ‘Xhamlliku’. Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar ambulanca dhe forca të shumta policie të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti dhe mënyrës se si janë goditur për vdekje dy personat. Dyshohet se shkak i këtij aksidenti është shpejtësia tej normave të lejuara.

Në aksident të janë përshirë një makinë tip ‘Golf’ ngjyrë blu me targa ‘AA 758 YZ’ Golf ndërsa makina tjetër është një ‘Volksëagen Neë Beatle’ ngjyre gri me targa ‘AA 544 SX’. Policia ka shoqëruar dy drejtuesit e mjeteve për të sqaruar më tej rrethanat e ngjarjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN