MENU
klinika

Vetëm 23 vjeç

Aksidenti tragjik, humb jetën futbollisti

03.01.2020 - 20:01

Aksidentet gjithnjë e më shumë janë prezente në botë, por kur janë me pasoja për jetën sjellin trishtim. Dhe një ngjarje tragjike sot vjen nga Franca.

Futbollisti Nathael Julan ka ndërruar jetë pas një aksidenti me makinë. Lojtari i Guingamp ka përplasur automjetin e tij rreth orës 4:20 të pasdites, aty ku zjarrkësit kanë lajmëruar se një makinë ka dalë nga rruga.

Automjeti ishte i lojtarit fatkeq që nuk ia doli t’u shpëtonte plagëve të marra. Arsyet e daljes nga rruga janë të paqarta. Lajmi është konrmuar dhe nga klubi i Guingamp përmes një postimi në Twitter.

Klubi francez tregon dhimbjen e madhe të përjetuar për mësimin e ngjarjes. Shumë nga klubet e tjera të Francës, PSG, Lorient, Toulouse, Bordeaux, Cean, Lens, etj janë solidarizuar me klubin e Guingamp.