MENU
klinika

“Era e kuzhinës shqiptare”

Aktori i njohur çek shijon në Tiranë gatimet tradicionale

23.01.2020 - 22:18

“Era e kuzhinës shqiptare”, nën këtë titull dokumentari të kryer në Tiranë, aktori i njohur çek, Miroslav Donutil dhe regjisori George Agathonikiadis shijojnë nga afër shijen e gatimeve shqiptare.

foto galeri

Një shëtitje në Tiranë, është cikli i ri i udhëtimit, nën regjinë e Piro Milkanit, që ka ndërmarr aktori çek, ku shpalosen gatimet tradicionale shqiptare, ndërsa rrëfehet edhe paksa nga historia vendase.

foto galeri

Gjatë këtij udhëtimi, ata shijojnë gatimet tradicionale, duke nisur nga mëngjesi i pasur, e deri te qoftet në salcë domate, pilafi, apo bakllavaja, ëmbëlsira tradicionale e fundvitit.

foto galeri Gjatë vizitë në Tiranë, regjisori çek takohet me kolegun e tij shqiptar, Piro Milkani e së bashku vizitojnë skulptorin Thoma Dama, të cilin e gjejnë në momente pune, për të vijuar më tej me piktorin Ksenofon Dilo, i cili i njeh me disa prej kryeveprave të tij.

foto galeri

Për të parë të plotë dokumentarinë klikoni këtu

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure