MENU
klinika

Mentaliteti dikur

Aktorja e njohur tregon si është paragjykuar që zgjodhi artin

23.01.2020 - 12:47

Aishe Stari është një ndër aktoret më të njohura durrsake e cila numëron dhjetra role humori në skenë.

Ajo ka qenë e ftuar këtë të mërkurë në emision “Soiree” për të folur dhe për të festuar për qytetin e saj Durrësin.

Biseda është foksuar edhe sesi është mentaliteti i Durrësit dhe të ftuarit kanë pohuar që ka qenë pak i mbyllur.

Një ndër to që ka pohuar këtë gjë ka qenë edhe aktorja Aishe Stari.

“Jo kaq të lira nuk kanë qenë. Mendimi ka qenë patriarkal. Më kujtohet kur shkova kur u hap shkolla e lartë për aktore dhe e kanë kapur mamanë time kushedi sa njerëz dhe i thoshnin ‘si e çove ti gocën për artiste, do t’ju prishet goca”, ka treguar aktorja e njohur Aishe Stari.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


ZOJA E BEKUEME, LËVIZI

“Mrekullia” e Bruno Shllakut