MENU
klinika

Apeli i palës fqinje

Kamionët për në Greqi nuk do kalojnë nga Kapshtica

05.01.2020 - 09:06

Gjatë ditës së sotme në pikën kufitare të Kapshticës nuk do të lejohet kalimi i kamionëve në drejtim të Greqisë.

Pala greke ka njoftuar se kjo bëhet për të shmangur problemet dhe vështirësitë në qarkullim, si pasojë e prezencës të akullit në rrugë

“Njoftohemi nga pala greke në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, se në datën 05.01.2020, nga ora 06:00 deri në orën 23:59 të datës 06.01.2020, nuk do të lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë (kamionë) në drejtim të Greqisë, për të shmangur problemet dhe vështirësitë në qarkullim, si pasojë e prezencës të akullit në rrugë. Do të lejohet kalimi i autoveturave dhe autobusëve të cilët duhet të jenë të pajisur me zinxhirë”, sqaron policia kufitare.

Policia Kufitare, apelon drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë, që kanë planifikuar lëvizjen për në shtetin grek nëpërmjet pikës kufitare Kapshticë, ta shmangin ose të përdorin pikat e tjera të kalimit kufitar me Greqinë, deri në normalizimin e situatës.