MENU
klinika

“Pseudonimi Xhemile i shkon shumë”

Alketa i “hakërrehet” Xhemi: Rolin e Gagaçes do ta qante

07.01.2020 - 20:28

Gjatë Festivalit të Këngës në RTSH, ku drejtuese ishte Alketa Vejsiu e cila mori shumë protagonizëm në Festival duke kënduar një sërë këngësh, pati shumë reagime në rrjetet sociale.

Një ndër to ishte edhe Xhemi Shehu se bashku me Salsano Rrapin, të cilët postuan një video ku ironizonin Alketa Vejsiun e cila u ndërrua 11 herë gjatë prezantimit të Festivalit të 58-të të Këngës, dhe këndoi disa këngë.

Por siç duket Alketa nuk e ka harruar këtë ironi, dhe ditën e sotme nëpërmjet revistës së saj ‘Klas’, ka bërë një shkrim gjithë mllef për moderatoren, duke i publikuar dhe një foto të disa viteve më parë.

“Në arkivat e revistës ndjemë nostalgji për bukuroshen e ekranit!
Mendojmë që tre gjera i shkojnë Xhemit!
1. Me këto flokët me rrica duket shumë kinge! Gjithmonë e bukur Xhemi!
2. Pseudonimi “Xhemile” i shkon shumë Xhemës tonë!
3. Edhe si aktore humori mund të fitonte një kupë në ”Golden Globes”! Nuk është keq me humorin edhe pse në hapat e parë të karrierës! Më mirë se në prezantim madje! Në prezantim ka rivale të forta kështu që i sugjerojmë të merret seriozisht me karrierën e aktores së humorit! Ka të dhëna të mira aty! Me ndihmën e Salsanos rolin e “Gagaçes” do ta qante!
Postimi është plotësisht dashamirës! Xhemin Xhan!
Juve si ju duket më mirë ?
Dikur apo Sot?”-
 shkruhet në profilin e revistës.

Në komentet më poshtë disa kanë shkruar se kjo është një hakmarrje ndaj Xhemit. Por vajzat të cilat  menaxhojnë faqen shkruajnë se ky postim është thjeshtë për t‘u argëtuar, ashtu sikurse bën Xhemi në Portokalli.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Moderatorja mungon në festën e ‘Top Channel’

Ç’po ndodh mes Xhemi Shehut dhe motrave Hoxha?


Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?