25.01.2020 - 18:17
Almeda Abazi ka ndërtuar karrierën e saj në Turqi, ka marrë pjesë në disa kompeticione por edhe në filma dhe telenovela turke.
Një prej roleve më të njohur të Almedës ishte roli i Valerias në serialin “Sulltani i madhërishëm”. Mirëpo prej vitesh Almedën nuk e kemi parë më në telenovela.
Ajo ishte e ftuar së fundmi në një emision turk dhe tregoi që e ka të vështirë t’i rikthehet aktrimit pasi të merr shumë kohë.
“Pas lindjes së djalit jam në një botë tjetër. Dua të vazhdoj televizionin por aktrimin nuk mund ta bëj. Mezi shoh Tolgën prej orëve të gjata në punë. Nëse i futem dhe unë kësaj pune, nuk do arrijmë dot ta shohim njëri-tjetrin”-tha Almeda.