MENU
klinika

Zgjedhje e detyruar

Altin Lala “puro gjerman”, nuk është më “shqiptar”

15.01.2020 - 18:17

26 vite më parë Altin Lala, si shumë refugjatë të tjerë, emigroi në Evropë për një jetë më të mirë. Fati do t’i buzëqeshte në Gjermani, ku me talentin që kishte si futbollist nis karrierën me modestët e Borussia Fulda.

Ishin vite të vështira për të gjithë shqiptarët, por kur Shqipëria sapo kishte kaluar një nga tragjeditë më të mëdha kombëtare në vitin 1997, Lalës i vjen një mundësi e shkëlqyer.

altin lala e duka
altin lala e duka

Dhe asokohe djaloshi nga Mirdita nuk mund ta hidhte poshtë. Hannover e provon dhe Lala bind drejtuesit gjermanë. Vitet kaluan dhe mesfushori shqiptar u bë kapiten i Hannover, por edhe i Kombëtares shqiptare.

Në vitin 2012 i jep fund futbollit të luajtur, ndërsa sot edhe një legjendë e klubit të Hannover, teksa për Lalën këndohet edhe një këngë.

Por edhe pse një mit në qytetin e Hannoverit, njëkohësisht edhe një legjendë e futbollit shqiptar, ligjet e shtetit gjerman e detyruan Lalën të bënte një zgjedhje jo të lehtë.

Gjermani ka nxjerrë ligjin që kush ka dy nënshtetësi apo më shumë, duhet të zgjedhë vetëm një. Lala ka zgjedhur nënshtetësinë gjermane, kjo edhe për faktin se ai ka biznesin e tij atje, plus si menaxher lojtarësh Gjermani i jep më shumë përparësi.

Kjo nuk do të thotë se Lala nuk e do Shqipërinë, madje ai pak ditë më parë ishte pjesë e ekipit të yjeve që luajti krah Tares, Hasit, Bushit, Rrakllit e të tjerëve.

“Si futbollist, kam luajtur me pasaportë shqiptare. Tashmë jam i detyruar për shkak të impenjimeve të mia në jetë dhe biznes, të heq dorë dhe të marrë pasaportën gjermane.

Kështu e ka ligji këtu në Gjermani dhe nuk kam se çfarë të bëj. Kur të bëhet ndryshimi i ligjit, që mendohet pas dy-tre viteve, ku jepet mundësia për të mbajtur dy nënshtetësi, atëherë do të aplikoj sërish për të rimarrë pasaportën shqiptare. Kjo është e gjitha, çdo aludim që mund të bëhet për këtë, është i tepërt”, – shpreh Lala.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN