MENU
klinika

Lamtumira, Xhevdet Ferrit!

Amaneti i aktorit: Nuk dua homazhe dhe ceremoni shtetërore

17.01.2020 - 15:09

Sot në orën 13:00 aktori u përcoll për në banesën e fundit e ndonëse ai qe një artist ikonik, për aktorin e dhjetëra roleve, nuk pati homazhe shtetërore. Ky duket, se ishte amaneti i fundit që la 59-vjeçari.

Ai nuk ka dashur të përcillet për në banesën e fundit në institucione shtetërore, por u ka lënë fjalë familjarëve të tij, që homazhet të jenë intime dhe sot miq, kolegë e familjarë i kanë dhënë lamtumirën e fundit të dashurit të tyre në lagjen ku ai banonte në Tiranë