MENU
klinika

“Mbështetje për integrimin në BE”

Ambasadorja e SHBA: Ndihmë për zbatimin e reformës në drejtësi

28.01.2020 - 18:47

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Juri Kim zhvilloi sot takime prezantuese me Ministrin në Detyrë të Punëve Europiane dhe të Jashtme Gent Cakaj, Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

foto galeri

Gjatë takimeve, Ambasadorja Kim shprehu vlerësimin e thellë të Shteteve të Bashkuara për kontributet e Shqipërisë si një aleate e NATO-s dhe mbështetjen e saj të rëndësishme në misionet tona të përbashkëta.

foto galeri

Diplomatja gjithashtu rikonfirmoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara në ndihmë teknike për zbatimin e reformës në drejtësi dhe premtoi mbështetje të vazhdueshme për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Qëndrimi i guximshëm i Shqipërisë ndaj Iranit…

Palmer takohet me Yuri Kim