MENU
klinika

Pritet data dhe vendi

Arrihet akordi, Joshua duel me bullgarin

22.01.2020 - 16:36

Afati i fundit ishte 31 janari, po palët janë dakordësuar më herët. Anthony Joshua dhe menaxheri i tij Eddie Hearn kanë arritur marrëveshjen që boksieri britanik të mbrojë titujt kampionë bote në peshën e rëndë ndaj bullgarit Kubrat Pulev.

Ky i fundit është i mandatuar nga IBF. Dy boksierët kishin afat deri më 31 janar për të arritur një marrëveshje, por duket se palët e kanë zgjidhur më herët këtë ngërç.

Pulev, 38 vjeç, nuk konsiderohet një rival i vështirë për Joshua. “Ne jemi shumë pranë marrëveshjes dhe tani jemi duke kërkuar për një vend se ku do ta zhvillojmë këtë sfidë”, u shpreh Eddie Hearn.

Gjasat janë që kjo përballje të zhvillohet në Britaninë e Madhe edhe pse nuk pritet të ketë shumë sukses, duke qenë se konsiderohet një sfidë e lehtë për britanikun.