MENU
klinika

Flet Arrigo Sacchi

“As Maradona nuk fitoi i vetëm Champions”

18.01.2020 - 13:11

Inter është një nga klubet më aktiv në këtë merkato dimri, duke e bërë më të ethshme betejën për titullin në Itali, këtë sezon.

Kjo është meritë e padiskutueshme e Antonio Conte dhe zikaltërve, të cilët duan ta zbresin nga froni “Zonjën e Vjetër” pas tetë triumfeve radhazi në Serie A.

Një luftë e ngushtë, që nuk sheh ende një favorit të qartë për momentin. Për Arrigo Sacchi, ky ekuilibër nuk është i njëjtë me shfaqjen dhe bukurinë e lojës:

“Për momentin ekziston një pasiguri e madhe, por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht bukuri dhe cilësi. Gara e titullit është e pasigurt për momentin”.

Një mendim edhe për ardhjen e Eriksen te zikaltrit: “Asnjë lojtar nuk mund ta ndryshojë i vetëm një ekip, përndryshe Maradona do të kishte fituar Champions League”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN