MENU
klinika

Tenis

Australian Open, Federer e Williams e nisin mirë

20.01.2020 - 11:26

Pavarësisht problemeve me tymin nga zjarret, ka nisur sot Australian Open. Roger Federer fitoi 3-0 (6-3, 6-2, 6-2) ndaj amerikanit Steve Johnson, ndeshje e dominuar nga zvicerani, që pati epërsi në fushë.

Ndonëse pritej një sdë më e fortë, në fushë dominoi Federer, që avancon me lehtësi në fazën e dytë. Surprizë eliminimi i kanadezit Denis Shapovalov, numri 13 në botë, i cili u mund 3-1 nga hungarezi Marton Fuscovics.

Te femrat, spikati fitorja e amerikanes Serena Williams, që mundi me lehtësi 2-0 (6-0, 6-3) rusen Anastasia Potapova, fitorja nr.350 për të në turnetë grand slam.

Fiton edhe tenistja çeke Petra Kvitova, që mundi 2-0 Katerina Siniakova, ndërsa tenistja japoneze Naomi Osaka mundi 2-0 Marie Bouzkova.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Australian Open nis me probleme

Tym dhe ajër i rëndë, ndërpriten ndeshjet