Ishte 13 janari i vitit 1963, kur kompozitori Tish Daija, baletmaestri Panajot Kanaçi, dirigjenti Mustafa Krantja e një grup i madh artistësh, vunë në skenë baletin “Halili dhe Hajria” – një vepër baleti tërësisht shqiptare, e para në skenën e baletit shqiptar
Interpretuesit e parë në rolin e Halilit, kanë qenë Xhemil Simixhi, Kristaq Rada dhe Llaqi Nako dhe në rolin e Hajries: Ganimet Vendresha (Simixhi) Zoica Haxho, ndërsa në rolet e tjera përmenden emrat e Luan Shtinos, Miltiadh Papës, Agron Aliajt, Skënder Jazexhiut, etj.
Në vitin 1983, kjo vepër rivihet në skenë. Krahas emrit të Llaqi Nakos, në rolin e Halilit, radhitet edhe ai i Ilir Kernit, ndërsa në rolet e tjera Albana Sulejmani, Pëllumb Agalliu, Hajdar Shtuni, Ludmill Çakalli, etj.
Më 12 dhjetor 1973, do të shënohej hera e 150-të që do të luhej, ndërsa në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës e Baletit dhe jashtë saj, u interpretua mbi 250 herë.
Në turnetë trupës së baletit në Greqi, Itali, Turqi, Francë, ka pasur sukses të padiskutueshëm. “Halili dhe Hajria” është vënë në skenë në Francë, nga një trupë franceze dhe më pas, edhe në Prishtinë, me baletmaestër mjeshtrin Panajot Kanaçi.