MENU
klinika

“Aq e fortë qenka lidhja e anëtarit të KÇK me Bashën, sa…”

Balla: Gjyqtari i Lulit fal të arrestuarit e “Toyota Yaris”

17.01.2020 - 18:57

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, reagon sërish për vendimin e Gjykatës së Tiranës për të pushuar çështjen ndaj kreut të demokratëve, Lulzim Basha, ndërsa përmend edhe vendimin e sotëm të kësaj gykate për të liruar 6 të dyshuarit e dosjes së bujshme “Toyota Yaris”.

foto galeri

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Balla shkruan se vendimi për Bashën është marrë nga një anëtar i KÇK në gjykatë, që sipas tij, guxoi t’i bëjë shqiptarët dhe organet e drejtësisë në vendet partnere qorra.

foto galeri

Ndërsa, më tej, numri dy i PS shton se “Aq e fortë qenka lidhja e anëtarit të KÇK në gjykatë me Lulzim Bashën, sa sot Luli nuk u ndje fare edhe për atë gënjeshtrën me toyota e ku gjyqtari i Lulit i fali të arrestuarit njëlloj siç fali edhe Lulin”.

foto galeri

Reagimi i Ballës:

kolana e librave

Anëtari i KÇK në gjykatë guxon t’i bëjë shqiptarët, apo edhe organet e drejtësisë në vendet partnere, qorra. Nuk ka provë thotë gjyqtari se pagesat janë bërë nga Lulzim Basha🤥. Por Lulzim Basha ka firmosur kontratat.

foto galeri

Dokumenti zyrtar i vendosur në dizpozicion nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë tregon të zezë mbi të bardhë Emër, Mbiemër, firmë, numër pashaporte diplomatike të Lulzim Bashës. Madje Nikolas Muzin kërkon garanci të vijë dhe të dëshmojë para gjykatësit.

 

Lexojeni vetë.
Aq e fortë qenka lidhja e anëtarit të KÇK në gjykatë me Lulzim Bashën, sa sot Luli nuk u ndje fare edhe për atë gënjeshtrën me toyota e ku gjyqtari i Lulit i fali të arrestuarit njëlloj siç fali edhe Lulin.

E çuditshme Lulzim, që të gjitha dosjet e tua, edhe dosjen “CEZ” të babait tënd politik Sali Berishës me Nuel Kalajn, i paska një gjyqtar i vetëm?! p.s. Mos harrro nxirre tani nënkryetarin tënd të të mbrojë.