MENU
klinika

Shkaku i zjarrit?

Banesa merr flakë, e moshuara vdes në pragun e derës

15.01.2020 - 11:21

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, teksa një 85-vjeçare ka humbur tragjikisht jetën, si pasojë e një zjarri të rënë në banesën e saj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Kallarat, ku e moshuara Gastere Strati ka qenë vetëm në banesë, në momentin që ka rënë zjarri, për shkak të dëmtimit të oxhakut.

kolana e librave

Ajo ka tentuar të dalë jashtë, por nuk ja ka dalë dot, duke ndërruar jetë pranë derës. Nga hetimi i ekspertëve mjekoligjorë ka rezultuar se ngjarja ka qenë aksidentale.