MENU
klinika

Premier League, Java 24

Barazim i çmendur në derbin londinez!

21.01.2020 - 23:14

Një ndeshje derbi për “kartolinë” në derbin londinez mes Chelsea-s dhe Arsenali-t, e mbyllur në shifrat 2-2. Një sfidë që i pati të gjitha. Gola, penallti, karton të kuq, ritëm, por në fund pa fitues.

Davis Luiz ka bërë një rikthim makthi në Stamford Bridge, ku ka luajtur për shumë vite të suksesshme. Ai ka bërë një ndërhyje të gabuar brenda zonës duke shkaktuar një penallti, e cila shndërrohet në gol nga Jorginho. Por gabimi fillestar ishte i Shkodran Mustafit.

Pjesa e parë dominohet totalisht nga vendasit e Chelsea. Në të dytën miqtë, duke pasur cfarë të humbin, shpesh tentojnë të sulmojnë dhe gjejnë golin me një galopim nga mesi i fushës nga Martinelli në 63’.

Azpilicueta rikthen avantazhin në 83’ dhe u duk se Chelsea po merrte tri pikë. Por Bellerin në 87’ barazon shifrat dhe mbyllet gjithcka në barazim. Një rezultat si humbje për Chelsea-n dhe si fitore për Arsenal.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN