MENU
klinika

Të ardhurat e klubeve

Barcelona e para në fitime, Juve hyn në “top 10”

14.01.2020 - 11:27

Si çdo vit, raporti i “Deloitte Football Money League”, pasqyron raportin financiar të klubeve të futbollit në Europë. Këtu llogariten të ardhurat nga biletat, të drejtat televizive dhe aktivitetet tregtare për sezonin 2018-2019 dhe jo nga merkato.

Në vend të parë pozicionohet Barcelona, që për herë të parë në histori tejkalon 800 milionë (840.8) euro të ardhura. Një rritje që iu ka mundësuar blaugrana-ve të përmirësojnë vendin e tretë të sezonit 2016-2017 dhe të dytin e sezonit 2017-2018.

Katalanasit ndiqen nga Real Madridi (757.3 milionë euro) dhe Manchester United (711.5). I pari klub italian në këtë renditje është Juventusi (459.7 milionë euro), i cili hyn në “top 10”, pas vendit të 11-të vitin e kaluar.

Bardhezinjtë drejtohen nga faktori “Cristiano Ronaldo”, një markë e gjallë, që ka kontribuar jashtëzakonisht shumë në rritjen e të ardhurave tregtare të “Zonjës së Vjetër”.

Klubi i dytë italian është Interi, i vendosur në vendin e 14-të (364.6 milionë euro) dhe me + 30% rritje, krahasuar me studimin e mëparshëm. Një “bum” nga Suning.

Roma (231) është e 16-ta me -8% të ardhura, Napoli (207.4) e sheh veten në vendin e 20-të. Interesant është fakti se për të katër klubet italiane në këtë renditje, të ardhurat e stadiumit përbëjnë vetëm 14% të totalit, një aspekt mbi të cilin duhet të përmirësohet Serie A.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN