MENU
klinika

La Liga, Java 21

Barcelona pëson humbjen e katërt në La Liga

25.01.2020 - 17:53

Barcelona është mposhtur pa 9 ndeshjesh në La Liga, por kjo mund t’i kushtojë kreun. Valencia bëri një ndeshje të madhe në shtëpi, duke fituar 2-0 përballë Messit me shokë dhe tani Barcelona rrezikon kreun.

Barcelona e nisi keq ndeshjen, pasi në minutën e 10-të Pique shkakton penallti dhe merr karton të verdhë. Por Gomez humb 11-metërshin, pasi ter stegen i thotë “jo” golit.

Pjesa e parë përfundon pa gola, por me të nisur e dyta, Jordi Alba shënon në portën e tij dhe Valencia kalon në avantazh. Barcelona hidhet e tëra në sulm, por e pëson në kundërsulm.

Gomez në 77’ dyfishon shifrat dhe Barcelona tronditet, madje vendasit mund të kishin shënuar edhe të tretin. Nga kjo situatë mund të përfitojë Real Madrid, që nesër ndaj Valladolid mund të marrë kreun./konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rrëfimi i ish-ndihmësit të “Tata”-s

“E gjeta Messin që po qante si një fëmijë”