MENU
klinika

Mesfushori shqiptar në Australi

Basha shënon gol të bukur në Champions

21.01.2020 - 12:56

Në këtë janar mbushi 33 vjeç, por kjo nuk e pengon Migjen Bashën të luajë në nivele të larta, madje të shënojë edhe gola. Një të bukur e shënoi sot në Champions-in aziatik.

Mesfushori shqiptar, që luan me Melbourne Victory në Australi, ka shënuar ndaj Bali United, duke zhbllokuar takimin. Më pas u shënuan edhe 4 gola (5-0 u mbyll sfida) dhe ekipi i tij u kualikua.

Një gol i bukur për ish-futbollistin e Torinos, pas një aksioni të rrjedhshëm. Basha ka goditur saktë me të majtën duke realizuar. Goli ka ardhur në minutën e 14-të. Kujtojmë që Basha është tërhequr nga Kombëtarja shqiptare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN