MENU
klinika

Si do të financohen qytetarët?

Bashkitë ‘kanë në dorë’ 470 milionë euro

04.01.2020 - 12:07

Në vend kemi rreth 61 bashki që përgjatë këtij viti do të shpenzojnë rreth 57.6 miliardë lekë apo rreth 470 milionë nëse flasim me euro. Qëllimi i këtyre milionave është përmirësimi i shërbimeve për qytetarët.

Afro 27 miliardë lekë janë shpenzime nga të ardhurat e veta, të cilat i mbledhin nga taksat dhe tarifat vendore, ndërsa rreth 26 miliardë lekë është granti për pushtetin vendor.

Po ashtu, 670 milionë lekë janë të ardhura nga transferimi i rentës, 2.9 miliardë lekë nga të ardhurat jo tatimore, 18.2 miliardë lekë është grant specifik nga buxheti i shtetit që që jepet nga qeveri për të kompensuar defiçencat midis të ardhurave dhe shpenzimeve, ndërsa 1 miliardë lekë është financimi i huaj vendor dhe të ardhura të tjera të mbaruara.

Këtë vit për bashkitë do të aplikohet një formulë e re e ndarjes së fondeve që jepen nga qeveria, duke marrë parasysh kritere si numri i popullsisë, dendësia e popullsisë, numri i nxënësve nëpër shkolla, etj.

Megjithëse fondet në dispozicion dhe transfertat e përvitshme nga buxheti i shtetit, sërish pushteti vendor çedon në ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve, si dhe në transparencën për mënyrën se si shpenzohen paratë publike.

Ajo çfarë vihet re nga viti i kaluar është përmirësimi në mbledhjen e të ardhurave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rindërtimi, investimet dhe rritja ekonomike

‘Themelet’ mbi të cilat u ngrit buxheti 2020

Qeveria miraton rregullin fiskal

Borxhi do të ulet derisa të arrijë në 45%