MENU
klinika

E merr me parametra zero

Bayern Munchen prezanton pasuesin e Neuer

04.01.2020 - 14:33

Duket se te Bayern Munchen është kohë portierësh. Klubi bavarez, pasi emëroi Oliver Kahn në bordin drejtues, sot ka zyrtarizuar Alexander Nubel.

Portieri 23-vjeçar shihet si një i ri mjaft premtues, ndërsa do të qëndrojë te klubi i Shalke-s deri në verë, ku më pas do të bëjë hapin më të madh në karrierë.

Nubel-it i përfundon kontrata në qershor dhe në këtë formë do të kalojë në Mynih me parametra zero. Bavarezët sigurojnë pasardhësin e Neuer, teksa duket sikur përsëritet historia e portierit të Kombëtares së Gjermanisë.

Kjo pasi edhe Neuer ishte më parë portier i Shalkes, por u transferua te Bayern, për t’u shndërruar në një nga më të mirët në rolin e tij. Ndoshta në verë edhe vetë Neuer largohet nga Bayern.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN