MENU
klinika

Zgjedhjet e 2020-ës

BDI: Taravari t’i kërkojë falje Tiranës e Prishtinës

11.01.2020 - 19:35

BDI kërkon që sekretari gjeneral i ASH-së ti kërkojë falje Tiranës, Prishtinës dhe qytetarëve.

Kjo vjen pas mesazhit të kreut të Komunës së Gositvarit, Arben Taravarit, i cili tha se do të kërkojë përfshirjen e Prishtinës dhe Tiranës në zgjedhjet e 2020-tës.

“Gënjeshtra e Arben Taravarit dhe e partisë së tij, që është fraksion i PDSHsë së Menduh Thaçit, Lëvizja për Reforma në PDSH, për mbështetjen e Shqipërisë dhe të Kosovës për opozitën shqiptare në Maqedoni si dhe për “rrënimin” e BDIsë, vërtet i kishte këmbët e shkurtëra dhe u përgënjështrua shpejt duke nxjerr në sipërfaqe turpin, paditurinë dhe joseriozitetin e tyre.

Taravari dhe ish partiakët e Menduh Thaçit që u fraksionuan nga PDSH, duhet që ti kërkojnë falje pa asnjë vonesë qytetarëve tanë, por edhe Kosovës dhe Shqipërisë për këtë shpifje, për këtë lajm të rremë dhe implikim skandaloz i Tiranës dhe i Prishtinës.

Kjo parti e fraksionuar në vazhdimësi po shpërndan lajme të rreme, mashtrime, propagandë dhe premtime për të rrënuar të gjitha të arriturat e shqiptarëve në këtë vend. Ky fraksion që lindi si rezultat i përçarjes nga partia amë PDSH, premtimin e vetëm e ka rrënimin e të arriturave të shqiptarëve si gjuha, flamuri, mbi 25.000 administratorë, NATO, universitete, shkolla, çerdhe, spitale, infrastruktura dhe gjitha të arriturat e tjera”, thuhet në reagimin e BDI, duke shtuar se kjo gënjeshtër ndikon keq tek qytetarët dhe vijon të nxit përçarje midis tyre, por njëkohësisht bëhet që ti shërbejë edhe partnerit të tyre ideologjik si shkas, ngjashëm si me platformën e ashtuquajtur tiranase.