MENU
klinika

Kosova mbetet e izoluar

BE i bën dhuratë diktatorit Lukashenko për vizat

10.01.2020 - 14:16

Bashkimi Europian ka vendosur që t’ia lehtësojë Bjellorusisë procesin e marrjes së liberalizimit të vizave. Një vendim i tillë po shihet si një hap përfundimtar që mund të çojë drejt lëvizjes së lirë të qytetarëve të ish-republikës sovjetike në Zonën Schengen.

Një gjë e tillë ka nxitur reagime të shumta duke qenë se qytetarët e Republikës së Kosovës vazhdojnë të mbesin të vetmit të izoluar në Ballkanin Perëndimor, edhe përkundër faktit se Prishtina zyrtare ka përmbushur kushtet për liberalizim.

Çështja kryesore që mbetet pikëpyetje është kalimi i votës me “shumicë të kualifikuar”. Për të arritur këtë numër duhet që për liberalizimin e vizave të votojnë më shumë se 55 për qind e shteteve anëtare të Shengenit, por këto duhet të jenë vendet që përfaqësojnë 65 për qind të popullsisë së përgjithshme në vendet që votojnë.

Në muajin mars të vitit 2019 Parlamenti Europian votoi edhe njëherë në favor të liberalizmit të vizave për Kosovën.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj kohë më parë dha një parashikim se regjimi i vizave për kosovarët për udhëtim në vendet Shengen mund të hiqet në muajin shtator 2019.

Sipas DW, diplomatët gjermanë kanë pohuar se kyçe në këtë votë është Franca, pjesa politike e presidentit francez ka bllokuar secilën lëvizje drejt zgjerimit të BE-së duke përfshirë edhe liberalizimin e vizave.

Nga përplasjet me Pleknkoviç te sanksionet ndaj Rusisë

Si “dribloi” Vuçiçi në samitin për Ukrainën

Perëndimi, presioni për sanksionet ndaj Rusisë

Çfarë paralajmëron presidenti serb? Vuçiç i frikësuar!