MENU
klinika

Serie A, Java 18

Berisha dhe Rrahmani, në formacionin e javës

07.01.2020 - 14:39

Ka pësuar dy gola në ndeshjen e fundit, por Etrit Berisha sërish merr vlerësime, duke u zjedhur në formacionin më të mirë të javës në Serie A.

Portieri shqiptar ka dhuruar një performancë të shkëlqyer ditën e djeshme, kur skuadra e tij Spali u mposht me rezultatin 2-0 nga Verona. Pavarësisht pësimit të golave, Berisha ishte lojtari më i mirë në fushë, duke i mohuar disa herë golin kundërshtarit.

Portali i njohur italian “Tuttomercatoweb”, e ka zgjedhur Berishën si lojtarin më të mirë të ndeshjes, duke e përfshirë edhe në formacionin më të mirë të javës në Serie A.

Së bashku me gardianin kuqezi, në formacionin e javës është edhe Amir Rrahmani, i cili është një siguri në mbrojtjen e Veronës, dhe përpiqet disa herë të shënojë.

Edhe dje shtatlarti kosovar kishte disa raste shënimi, por ishte pikërisht Berisha që bëri heroin duke ia ndalur gjuajtjet Rrahmanit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN